Çka po ndodh: Vuçiqi thotë se serbët e Kosovës po nisen për Beograd

Lajme

Çka po ndodh: Vuçiqi thotë se serbët e Kosovës po nisen për Beograd

Nga: F. B. Më: 17 mars 2019 Në ora: 15:32
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ka marrë informatën se populil në Kosovë po tubohet dhe do të niset për në Beograd, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”

“Kam marrë informatën se ata duan të nisen për në Beograd që të më mbrojnë nga protestuesit që me liderët e “Lidhjes për Serbi (SzS)” duan të hyjnë në ndërtesën e presidencës” dhe i ka  porositi “se nuk ka nevojë për mbrojtje sepse kjo bandë fashiste asnjëherë nuk do të udhëheq me Serbinë”.

Ai nënvizoi se Serbia kurrë nuk do të jetë vend fashist :

"Ftoj popullin tonë në Kosovë që ka nis të tubohet, duan të nisen në Beograd  se nuk ka nevojë të më mbroj askush. Nuk ka kush më mbron, asnjëherë Serbia nuk do të jetë fashiste dhe asnjëherë lideri fashist Boshko Obradoviç dhe banda e tyre që drejtohet nga Gjilas edhe Jeremiç nuk do udhëheqin vendin ", tha Vuçiq.

Vuçiq ka falënderuar popullin e Kosovës në mbështetje.

Ai përsëriti se është i gatshëm të bisedoj me qytetarët, por nuk do të bisedoj me përfaqësuesit e opozitës, as tash kur jeta i është rrezikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat