Drecun sulmohet nga katër persona, akuzon liderët e opozitës dhe Ramush Haradinajn

Lajme

Drecun sulmohet nga katër persona, akuzon liderët e opozitës dhe Ramush Haradinajn

Nga: F. B. Më: 17 mars 2019 Në ora: 15:39
Milovan Drecun

Mediat serbe kanë njoftuar se sot kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun është sulmuar në garazh në rrugën “Masarikovoj” nga katër persona, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Ai ka konfirmuar sulmin për Tv Pink nga katër persona, ndërkohë që në lidhje me situatën në Beograd protestën dhe bllokimin e presidencës ka thënë se bëhet fjalë për “grusht-shtet”.

"Sot kur më së shumti na duhet uniteti, liderë të caktuar të opozitës në marrëveshje me Ramush Haradinaj duan të destabilizojnë Serbinë", tha Drecun.

Ai ka theksuar se sulmi ka ndodhur në garazh: "katër persona kanë sulmuar kryetarin e Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë që ka formuar grupin punues në mbledhjen e fakteve për krime në Kosovë, në mënyrë që kryesit të mund të dënohen. Kjo është politika për të cilën angazhohen Lidhja për Serbinë", ka thënë Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat