Vuçiq: Bombardimet e ndërruan sovranin në Kosovë, jo edhe zgjidhjen

Lajme

Vuçiq: Bombardimet e ndërruan sovranin në Kosovë, jo edhe zgjidhjen

Më: 18 mars 2019 Në ora: 13:23
Aleksander Vuçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë sot me me bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999 është ndërruar sovrani në Kosovës, por nuk janë siguruar paqja dhe sistemi demokratike në atë hapësirë.

“Duhet të mendojmë me kokë të ftohur se çfarë na ka ndodhur në vitin 1999 për t’ju shmangur që të mos e përsërisim prapë dhe ta ruajmë lirinë tonë, sovranitetin, neutralitetin e pavarësinë ushtarake”, ka thënë Vucic.

Sipas tij, bombardimi ka treguar se dhuna mund të sjellë vetëm fitoren e çastit, me të cilën është ndërruar pushteti në Kosovë, por nuk është siguruar paqja e demokracia në atë hapësirë.

Duke e vlerësuar Kosovën si një “geto të llojit të vetë për serbët e shqiptarët, të cilët tash mund të urrehen por me mbikëqyrje të sforcuar, ai ja thënë se kjo nuk është zgjidhje” dhe se “serbët e shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se është fjala për problemin e tyre dhe se duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të aftë që ta zgjidhin” dhe se “problemi i tyre nuk është patronati i askujt, por se janë të gatshëm që vetë të gjejnë zgjidhje për konfliktet e tyre”, transmeton “Danas”.

Sipas B92-shit, Vucic ka sugjeruar që parada e paraparë të mbahet në Nish më 24 mars, në shënimin e ditës së ‘agresionit të NATO-s’, të mbahet më 9 maj nëDitën e fitores mbi fashizmin dhe të tregojë se sa “Serbia është forcuar me para të vea”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat