Daçiq: Socialistët kurrë nuk do të tradhtojnë serbët e Kosovës

Lajme

Daçiq: Socialistët kurrë nuk do të tradhtojnë serbët e Kosovës

Nga: F.B Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:52
Ivica Daçiq

Kryetari SPS Ivica Daçiq me rastin e 15 vjetorit të ngjarjeve të marsit ka takuar krerët e këshillave komunale të partisë socialiste në Kosovë, me të cilët ka biseduar për çështjet me rëndësi dhe ekzistencën në Kosovë dhe funksionimin e shëndetësisë, arsimit dhe pozitën e serbëve, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Daçiq ka theksuar se “socialistët kurrë nuk do të tradhtojnë serbët e Kosovës dhe në vazhdimësi punon në mbështetjen dhe ndihmën e organizatës krahinore në realizimin e kushteve të nevojshme për jetë dhe ekzistencë të serbëve në krahinën jugore”. 

Ai shprehu nevojën për kontribut në kryerjen e funksioneve të rëndësishme shtetërore me qëllim shpërndarjes së të vërtetës për pozitën e serbëve në Kosovë. 

Në takim ai ka folur për angazhimin e tij në fushën diplomatike për mbrojtjen e serbëve dhe njohjen me të vërtetën në Kosovë. 

Ata kanë vlerësuar lart edhe angazhimin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, kontributin në votimin në Interpol dhe UNESCO nën angazhimin e pakursyer të Daçiq. Kryetari I këshillit krahinor të SPS ka prezantuar gjendjen aktuale në mjedise të ndryshme anëkënd Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat