Jeremiç: Perëndimi nuk do të “shoh shpinën Vuçiqit” derisa të përmbush premtimin për njohjen e Kosovës

Lajme

Jeremiç: Perëndimi nuk do të “shoh shpinën Vuçiqit” derisa të përmbush premtimin për njohjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:10
Vuk Jeremiç

Lideri i Partisë Popullore Vuk Jeremiç ka deklaruar se “kërkesat e opozitës dhe qytetarëve që protestojnë anekënd Serbisë janë përmbledhur në një – dorëheqje e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me marrëveshje për zgjidhje korrekte demokratike duke ftuar në mos dëgjim qytetar pas 13 prill nëse kërkesa nuk realizohet, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Mënyra më e mirë për dalje nga kriza është shpallja e zgjedhjeve korrekte e demokratike dhe media të lira 6 deri 9 muaj para zgjedhjeve Nëse pushteti refuzon këtë kërkesë, mendimi është që duhet hyr në mos dëgjim qytetar, q nga ndërprerja e mësimit në Universitete, bllokimi i trafikut dhe institucioneve ", tha ai.

Sipas tij ngjarjet e vikendit kanë ndryshuar situatën, duke paralajmëruar protesta në Beograd lidhur me aferat që kanë ndodhur në disa komuna..

Jeremiç nënvizoi se opozita dhe qytetarët e bashkuar është kusht për ndryshimin e regjimit të Vuçiqit dhe shtoi se " në këtë moment nuk ka komunikim" askush nga përfaqësuesit e opozitës së vërtetë, ndërsa biseda të fshehta do të ishin “tradhti e madhe e protestës së qytetarëve dhe opozitës".

Ai ka theksuar se Vuçiq ka vendosur të liroj “fëmijët e arrestuar” sepse “nuk kishte kah dhe e ka vërejt se ajo shpie në rrugë pa krye ".

Jeremiç ka thënë se Perëndimi nuk dëshiron të “shoh shpinën e Vuçiqit " deri sa nuk e kryen atë që ka premtuar – marrëveshjen me Prishtinë në të cilën Kosova e vetëshpallur do të bëhet anëtare e OKB-së, ndërsa Serbia me "caktim të kufijve" në mënyrë zë pakthyeshëm dhe përherë të heq dorë nga një pjesë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat