Këta janë kriminelët vrasës që kanë raporte të mira me kryeministrin Haradinaj

Lajme

Këta janë kriminelët vrasës që kanë raporte të mira me kryeministrin Haradinaj

Nga: D.RR Më: 19 mars 2019 Në ora: 09:13
Ramush Haradinaj

Disa nga personat që kanë kryer vrasje në Kosovë dhe disa të tjerë që janë të dënuar e të dyshuar për tentim vrasjeje, kishin edhe raporte të mira me kryeministrin Haradinaj.

Rasti i fundit ishte kur para pak ditësh në një kazino në Suharekë u vra një i ri, nga një polic rreshter i policisë së Kosovës.

Image

Ky i fundit kishte raporte të mira me Ramush Haradinajn dhe AAK-në.

Image

Kështu e dëshmojnë edhe fotografitë e tij të publikuara në rrjetin social, Facebook.

Në shtator të vitit 2002, disa pjesëtarë të redaksisë së gazetës “Bota sot” në Zvicër, i ka shpëtuar vetëm fati nga më e keqja. Jeton Lleshi, tash i dënuar me 10 vite burg për tentim vrasje me një sulm terrorist, pasi kishte dërguar një pako me bombë në redaksinë e “Bota sot” në Zvicër, kishte lidhje dhe raporte të mira me Ramush Haradinajn.

Image

Ai vet ka pranuar fajin për bombën e dërguar me postë në adresë të gazetës “Bota sot”.

Image

Gjykatësit ishin të bindur se Lleshi më 26 shtator 2002, pra saktësisht para 15 vitesh, i ka dërguar me postë një granatë të prodhimit rus gazetës «Bota Sot». Pakoja me granatë kishte qëndruar disa ditë në redaksinë e gazetës në Zürich dhe pastaj ishte hapur në një banesë të botuesve të gazetës.

Image

Ndryshe, lajmi për konfirmimin e dënimit të Jeton Lleshit, është publikuar në mediet zvicerane.

I dyshuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e që është edhe në kërkim nga policia, Milan Radojicic, kishte raporte të mira me kryeministrin Haradinaj.

Image

Madje, ai vizitonte kryeministrin edhe në zyrën e tij.

Image

Radojicic njihet si “nëntoka” e krimit në Veriun e Mitrovicës.

Ndërsa edhe autori i vrasjes së Fatlind Arifit, Liridon Uruqi, kishte fotografi me kryeministrin Haradinaj.

Image

Ai vrau shokun e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Image

I pandehuri dyshohet se me datë 28.07.2018 në fshatin Bresalc me veprim të drejtpërdrejt ka privuar nga jeta tani të ndjerin F. A., me revole të markës TT të kalibrit 7.62 mm, duke shkrepur në drejtim të ndjerit në një distancë prej 4 – 5 metra, me që rast ka goditur në anën e majtë të kraharorit.

Gjithashtu, kohë më parë në media u publikua foto e Ramush Haradinajt me Alban Dizdarin, të arrestuarin nga Policia e Kosovës për vrasjen e pjesëtarëve të UNMIK-ut, si dhe pjesëmarrje në trazirat e Marsit të vitit 2004 në Kosovë.

Image

Po ashtu Dizdarin, në vrasje e implikon edhe një vrasës i penduar, e që së fundi ka filluar të bashkëpunojë me Prokurorinë Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat