Piloti i Kosovës vdiq ditë më parë, reagon djali i tij: Njerëz të cilët deri dje i ruanin bagëtinë erdhën...

Lajme

Piloti i Kosovës vdiq ditë më parë, reagon djali i tij: Njerëz të cilët deri dje i ruanin bagëtinë erdhën...

Nga: K. G. Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:09
I ndjeri Hivzi Dreshaj

Fundjavën që e lamë pas, Kosova mbeti pa pilotin dhe sportistin (skiatorin) Hivzi Dreshaj, i njohur si Hivzi Peja. Ai ndërroi jetë papritur në moshën 59-vjeçare. Roland Peja, djali i Hivziut, përmes një postimit në profilin e tij në facebook, ka reaguar ashpër, duke shkruar: Babi im Hivzi Peja  - pilot shqiptar. (21 vjeçar instruktori me i ri i fluturimit ne EX JUGOSLAVIA).
Ëndrra e tij e parealizuar ishte që Kosova një ditë të themeloj eskadrilën e pilotëve të Kosovës në kuadër të ushtrisë së Kosovës, por edhe të aviacionit në shërbim të zhvillimit të vendit dhe pilotët e parë sportiv e më vonë edhe pilotëve motorik.
Babi im ka qenë mjeshtër i fluturimit dhe i njohur edhe me akrobacionet e tija që ka bërë me avion ! Shokët dhe miqtë e tij tregojnë se ai edhe si i rinj kur ka qenë e ka dashur me fanatizëm fushën e aviacionit dhe ka qenë shumë i guximshëm
Mbas lufte gjendja ndryshoi me të madhe , e dijmë të gjithë, tanimë ne skenë erdhën në shprehje njerëz me prirje mafioze e kriminale, dituria dhe kapaciteti intelektual nuk luante dhe ende nuk luan role vendimtar, tsunami për pasurim të shpejt gëlltiti shumëçka, pra edhe tentimet tona që pilotët tanë shqiptar prapë të fluturojnë qiellin e tyre, prapë të jenë zotërues të hapësirës së kaltër të vendit tonë të bukur. Pamundësi që të ndryshoi diçka për te mirë, më së shumti e goditi Hivzën, kjo situatë e solli në një gjendje tejet të rëndë, Hivza në pamundësi të veproi, te fluturoi sikur përpara ai shkatërrohej në heshtje!!!
Njerëz të cilët deri dje i ruanin bagëtinë rrokën kallashat dhe erdhën në pushtet, shkatërruan çdo gjë, politikanet të etur për pushtet. Flm "KOSOVO"”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat