Fundi i Vuçiqit! Trajkoviq: Në Serbi sundon mafia!

Lajme

Fundi i Vuçiqit! Trajkoviq: Në Serbi sundon mafia!

Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:44
Rada Trajkoviq

Opozita serbe është duke zhvilluar betejën e përbashkët kundër regjimit të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Protesta janë organizuar gjithandej qyteteve të ndryshme të Serbisë, por edhe në veri të Kosovës, ndërsa mijëra protestues marshuan para dy ditësh edhe në Beograd, kundër asaj që ata e quajnë “shtypje” nga ana  e presidentit Aleksandar Vuçiq ndaj opozitës dhe medieve.

Ish deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, njëherësh profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në universitetin e Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, ka bërë të ditur për KosovaPress se protestat janë normale për njerëzit të cilët kanë prioritet shtetin ligjor dhe lirinë.

Sipas saj, e gjithë kjo situatë e krijuar së fundi në Serbi, nënkupton fundin e sundimit të Vuçiqit.

Ajo potencoi se mafia nga veriu i Kosovës është përhapur me shpejtësi në tërë Serbinë, ku edhe sundon.

“Për fat të keq në Beograd kemi një regjim i cili ka kapur të gjitha institucionet dhe ka marr pushtetin në duart e saj. Në Serbi asnjë institucion më nuk funksionon ashtu siç duhet, andaj është normale që për njerëzit të cilët kanë prioritet shtetin ligjor dhe lirinë, të dalin dhe të protestojnë. Gjithsesi kjo do të thotë një hyrje në fundin e sundimit të Vuçiqit. Mendoj se mafia sundon në tërë Ballkanin. Por, ajo nga veriu i Kosovës është përhapur me shpejtësi dhe sundon në tërë Serbinë”, ka thënë për KosovaPress Trajkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat