Festë e madhe në familjen Geci në Llaushë

Lajme

Festë e madhe në familjen Geci në Llaushë

Nga: N.Sh Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:35
Vëllezërit Geci

Familja e madhe Geci nga Llausha edhe përkundër vështirësive që po kalojnë nga armiqtë e tyre të përbetuar, sot po festojnë.

Vëllai i dytë i shtatë vëllezërve Geci, Fadili, sot po feston ditëlindjen e tij.

Edhe përkundër vështirësive nëpër të cilat po kalon kjo familje atdhetare, gëzimi dhe hareja te ata nuk mungon.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se, ish-deputeti Gani Geci, është i kërcënuar dhe po përcjellët nga disa vetura me targa të Shqipërisë, mirëpo kërcënimet dhe shantazhet nuk i trembin që festat e tyre të mos mbahen.

Image

Familja Geci që nga koha e luftës, me Komunikatën nr. 59, e deri në ditën e sotme, gjithmonë kanë qenë në “sy” të kundërshtarëve politik.

Disa herë janë sulmuar për vrasje, janë kërcënuar e shantazhuar. Madje kërcënimet kanë vazhduar edhe tek fëmijët e shtatë vëllezërve, por ideali kombëtar, dhe mos frika nga e keqja, mos trembja para kriminelëve i ka bërë më të fortë.

Disa atentate janë bërë kundër vëllezërve Geci, por fal Zotit të gjithë janë gjallë.

Image

Megjithatë, edhe përkundër rrezikut, kur në shtëpinë e tyre ka festa dhe gëzime, harmonia veçse iu shtohet.

Festa e tyre zgjatë deri në orët e vona, ashtu siç sot po festojnë ditëlindjen e vëllait të tyre.

Sot, në truallin e familjes Bajraktari në Llaushë, përveç vëllezërve, aty janë mbushur edhe me nipa e mbesa, duke festuar kështu ditëlindjen e vëllait, por edhe të arriturat e kësaj familje ndër vite.

Rezultatet e tyre janë të shumta, por ne cekim sot vetëm ato të protagonistit në fjalë, Fadilit.

Image

Fadil Geci, është ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në dy mandate dhe ish-luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themelues i degës së LDK-së në Skenderaj, kryetar dhe organizator i Referendumit në Drenicë, mbrojtës i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe njeri i pathyeshëm, simbol i të mirës në interesin kombëtar, atdhetar dhe intelektual ku iu del zot të gjitha sfidave që iu dalin përpara, trashëgimtar i familjes Bajraktari i Llaushës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat