Xheloshaj kryetar i Tuzit, Kaloshaj kryetar i parlamentit lokal

Lajme

Xheloshaj kryetar i Tuzit, Kaloshaj kryetar i parlamentit lokal

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:29
Nik Xheloshaj

Partia Demokratike e Malit të Zi njoftoi se do të mbështesë koalicionin e partive shqiptare, Forumin shqiptar në komunën e Tuzit, në mënyrë që të dërgojnë Partinë Socialiste Demokrate të Milo Gjukanoviq në opozitë.

Udhëheqësi i Alternativës Shqiptare Nik Xheloshaj do të jetë kryetar i ri i Komunës së Tuzit, ndërsa Fadil Kaloshaj nga Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve do të jetë kryetar i parlamentit lokal.

Forumi shqiptar, i cili përbëhet nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, fitoi 16 vende në parlamentin lokal dhe me një përfaqësues të Partisë Demokratike të Malit të Zi do të ketë shumicën.

Seanca konstituive ku do të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Tuzit është planifikuar për 21 mars, raporton  RTCG.

Ndryshe, Tuzi do të jetë komuna e parë që do të udhëhiqet nga shqiptarët, pasi në zgjedhjet e kaluara partitë shqiptare pësuan humbje në Ulqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat