19-vjeçarja rrihet brutalisht nga dy të panjohura: E humbën kontrollin dhe vetëm më qëllonin

Lajme

19-vjeçarja rrihet brutalisht nga dy të panjohura: E humbën kontrollin dhe vetëm më qëllonin

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:41
Caitlin Shepherd

Një 19-vjeçare është rrahur brutalisht nga dy femra në një park. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Matherwell, Skoci.

Caitlin Shepherd ishte në parking në momentin që është sulmuar. Studentja e shëndetësisë ka vendosur që të fotografojë fytyrën dhe trupin e gjakosur e më pas t’i publikojë në rrjetet sociale.

Mediat britanike shkruajnë se Caitlin u detyrua të shkonte në spital, pasi u godit në mënyrë të përsëritur me një objekt dhe e gjithë fytyra e saj u mbulua në gjak.

“Unë nuk i njihja  dy vajzat që më dhunuan dhe nuk kisha bërë asnjë debat me asnjë njeri më parë. Nuk po ndaleshin, e humbën kontrollon dhe vetëm po më qëllonin”, ka thënë 19-vjeçarja nga Glasgow për mediat britanike.

“Isha në parking, pasi kisha lënë automjetin dhe ato erdhën pas meje më bllokuan, dhe nuk më lejuan që të largohesha nga aty. Njëra ishte me flokë ngjyrë rozë dhe ajo nisi të haptë derën e makinës. Nisi duke bërtitur dhe më kërkoi të dilja nga makina, por unë i thashë që nuk i njihja dhe nuk kisha pse të dilja”, ka treguar Shepherd.

Ajo ka shtuar se pasi nuk ka pranuar të dalë nga makina, vajzat e kanë nxjerrë me zor dhe kanë nisur duke e qëlluar me një objekte duke i shkaktuar plagë të shumta në fytyrë.

“Unë shpresoj se policia do të arrestojë personat përgjegjës dhe ato janë të detyruara të përgjigjen për këtë”, ka thënë babai i Caitlin, i cili është shokuar kur ka parë gjendjen e së bijës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat