Gjykata e Hagës merr sot vendim për Radovan Karagjiq, i akuzuar për gjenocid në Srebrenicë

Lajme

Gjykata e Hagës merr sot vendim për Radovan Karagjiq, i akuzuar për gjenocid në Srebrenicë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:42
Radovan Karagjiq

Gjykata e Hagës sot do të marrë vendimin final për Radovan Karagjiq.

Karagjiq akuzohet nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës për krime kundër njerëzimit në Srebrenicë.

Fillimisht, tribunal i Hagës e kishte dënuar me 40 vite burgim ish-presidentint e Republikës Serbe të Bosnjës.

Ndaj këtij vendimi kishte apeluar edhe prokuroria edhe mbrojtja e Karagjiqit.

Seanca ndaj Karagjiq nuk do të përcillet në kohë reale, për shkak se në të njëjtën gjykata para një viti kishe bërë vetëvrasje kroati Slobodan Praljak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat