Si gënjyen mediat serbe se Bislimi do të bëhej Bogolub

Lajme

Si gënjyen mediat serbe se Bislimi do të bëhej Bogolub

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:22
Bislim Kunoviku, shqiptar nga Mitrovica

Pothuajse një listë identike e portaleve serbe kanë marrë pjesë në mars të këtij viti në krijimin dhe plasimin e dy lajmeve të rreme për shqiptarët e Kosovës.

Portalet Alo, Srbija Danas, Espresso, Informer, Pravda dhe Sandzak Live publikuan  më 7 mars një storie rreth Bislim Kunovikut, shqiptar nga Mitrovica, për të cilin thuhet se në moshën 48-vjeçare “vendosi të ndërrojë kombësinë dhe besimin pavarësisht kundërshtimit nga familja dhe mjedisi."

Në fakt, siç shkruajnë këto portale, ai vendosi të bëhet serb, të kalojë në fenë ortodokse dhe emrin shqiptar Bislim vendosi ta zëvendësojë në emrin serb Bogolub. Megjithatë, e gjithë kjo është demantuar në profilin e tij në Facebook nga vetë Bislim Kunovik, duke deklaruar se bëhej fjalë për një lajm të rremë.

Asnjë portal serb që kishte transmetuar këtë lajm në faqen e vet, nuk e kishte transmetuar demantin.

Portali Alo lajmin e bazoi në deklaratat e Bislim Kunovikut  si dhe në fotografi për të cilat thuhet se janë nga arkiva. Megjithatë, të gjitha fotot që përdoren në tekst janë në dispozicion të publikut në profilin e tij në Facebook. Në reagimin e tij ndaj gënjeshtrave të portaleve serbe, Kunoviku paralajmëroi se do të ngre padi kundër tyre për shpifje.

Lajmi i dytë i rremë që ka të bëjë me shqiptarët e Kosovës, është i datës 15 mars të këtij viti, ku portalet Alo, Espreso, Srbija Danas, Kurir, Informer, A1 dhe Dnevne publikuan lajmin e rremë të vjetër se "Alem Kurti, i cili theu një kryq në një manastir serb, vdiq në spitalin e Prishtinës në dhimbje të rënda në 2015, pas një lufte me kancer që shkatërroi mëlçinë e tij dhe mushkëritë ".

Sipas këtyre mediave, anëtarët e familjes së tij janë shumë të sëmurë dhe se "shqiptarët nga Kosova kanë drojë t’iu afrohen vendeve të shenjta serbe, për shkak të frikës nga mallkimi ".

Ky lajm, i cili riaktivizohet çdo vit në tabloidët serbë, tashmë është thyer. Nedeljnik në vitin 2016 kishte shkruar se nuk ekziston personi Alem Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat