Deputeti i Kosovës, Zafir Berisha, thotë se Kosova bëhet duke rezistuar për të, e jo duke ia kthyer shpinën.
Sipas tij, mungesa e guximit qytetar dhe intelektual për t’u përballur me të keqen e ka kapluar vendin dhe po e vë në pikëpyetje zhvillimin e shteti dhe po e fundos shpresën.
Ai thotë se Kosova duhet të jetë mbi të gjitha dhe se pushteti edhe luftohet sepse ai vjen e shkon, kurse shteti i bërë me sakrifica të shumë gjeneratave duhet të ruhet.
Ja postimi i plotë i Zafir Berishës:
Kosova bëhet duke rezistuar për të, jo duke ja kthyer shpinën!
Mungesa e guximit qytetar dhe intelektual për tu përballur me keqen që e ka kapluar vendin, e vë në pikëpyetje zhvillimin e shtetit dhe e fundos shpresën ...
Kosova duhet te jetë mbi të gjitha, pushteti edhe luftohet, sepse ai vjen e shkon, ndërsa shteti që është bë me sakrificat e shumë gjeneratave duhet të ruhet.
Kosova, sot ka nevojë për qytetarë të vetëdijshëm të cilët nuk i nënshtrohen presioneve dhe shantazheve të krimit të organizuar dhe për këtë duhet guxim qytetarë sepse fati i vendit dhe e ardhmja e fëmijëve tanë nuk guxon të mbetet në duart e matrapazëve dhe profiterëve të cilët e kanë mbytur shpresën për një jetë me të mir në Kosovë. Sa më shumë që vonohemi në luftën kundër të keqes së madhe e cila e ka përfshirë Kosovën, aq më gjatë kjo e keqe do të zgjatë dhe seriozisht do të rrezikohet perspektiva e qytetarëve të vendit.
Kemi kaluar situata edhe më të rënda si Kosovë dhe shoqëri, por ato i kemi kaluar duke rezistuar e jo duke ja kthyer shpinën shtetit, këtë vendë që është i ujitur çdo pllëm i saj me gjakë nuk e bëjnë të tjetët nese nuk e bëjm ne!!!