Daçiqi falënderon vendet që nuk pranuan shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës

Lajme

Daçiqi falënderon vendet që nuk pranuan shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës

Nga: F. B. Më: 20 mars 2019 Në ora: 18:56
Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq duke iu adresuar konferencës së OKB-së “Jug-jug” në Buenos Aires ka thënë se “Serbia është  e interesuar për bashkëpunim të gjithanshëm me vendet që janë pjesëmarrëse në këtë proces dhe e gëzon partneriteti me vendet në zhvillim”, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

Ai iu ka falënderuar “shumë vendeve” që nuk e kanë pranuar shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe që I kanë dhënë mbështetje ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Serbisë me çka kanë dëshmuar përkushtimin për të drejtën ndërkombëtare, kartën e OKB dhe rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Daçiq ka theksuar se “Serbia i mbetet besnik qëndrimit se çështjet  e diskutueshme të zgjidhen me respektim të parimeve dhe dokumenteve, me dialog me qëllim arritjes së kompromisit dhe zgjidhjes së përhershme”.

Ai theksoi se Serbia është e gatshme që me partnerët dhe institucionet e sistemit të OKB-së, shoqërinë civile dhe sektorin privat të gjej përgjigjet më të mira me të cilat përballet regjioni juglindor I Evropës por edhe bashkësia ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat