Ministri Lekaj dhe analisti Mushkolaj polemizojnë ashpër për punësimet

Lajme

Ministri Lekaj dhe analisti Mushkolaj polemizojnë ashpër për punësimet

Më: 21 mars 2019 Në ora: 00:23
Lekaj, Mushkolaj

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj në emisionin “Debat Plus” ka debatuar ashpër me analistin Imer Mushkolaj.

Mushkolaj ka thënë se si nuk u vjen marre zyrtarëve politik më këto punësime që po bëjnë.

“Pyetja e vetme që duhet bërë këtyre njerëzve në përgjithësi është “si nuk u vjen marre”. Nuk ju vjen marre si AAK që po veproni njësoj si partitë tjera. Për besë më kishte ardhur marre”, i është drejtuar Imer Mushkolaj, Pal Lekajt.

Lekaj ka reaguar duke hedhur poshtë fjalët e analistit.

“Nuk më vjen marre sepse nuk jemi për marre. Nuk jemi për marre!… Nuk mundesh ti t’më thuash ‘nuk të vjen marre’, sepse unë jam për të mbrojtur ligjin”, ka thënë Lekaj.

Nënkryetar i AAK-së ka thënë se është i gatshëm të jap dorëheqje nëse një persona nga familja e tij del se është i punësuar pa të drejtë.

“Si familje Lekaj prej 100 vitesh nëse më gjen dikë të punësuar në komunizëm apo tash, unë jam i gatshëm të japë dorëheqje”, ka thënë Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat