Novi Pazari në vitin 1941 nën okupimin gjerman – në xhirim shihen shqiptarë me plisa dhe flamuri i ngritur gjerman

Lajme

Novi Pazari në vitin 1941 nën okupimin gjerman – në xhirim shihen shqiptarë me plisa dhe flamuri i ngritur gjerman

Nga: F.B Më: 21 mars 2019 Në ora: 09:31
Pamje nga video

Në një xhirim që pretendohet se është ndër më të vjetrit, shihet një pjesë e qytetit Novi Pazar nga Lufta e Dytë Botërore, përkatësisht nga viti 1941, gjatë okupimit gjerman, ku shihet flamuri gjerman dhe qytetarë, shkruan “Telegraf.rs”, transmeton “Bota Sot”.

Xhirimi i parë i qytetit pretendohet se është bërë në vitin 1904 dhe është bërë nga një studio filmike britanike, pasi të gjithë ekipin e atij ekipi ishin të arrestuar nga pushteti otoman.

Besohet se xhirimin nga Lufta e Dytë Botërore është bërë nga oficerët gjermanë që aso kohe kanë qenë në Pazar.

Xhirimi është gjetur nga Damir Gruda, intelektual që punon në afirmimin dhe njohjen e kulturës boshnjake, karakteristikave dhe vlerave fetare kombëtare.

Administrata gjermane me 16 prill 1941.

Forcat ushtarake gjermane të Vermarkut kanë hyrë në Novi Pazar me 16 prill 1941 dhe menjëherë kanë vendosur administratën e tyre.

“Xhirimi është i një kualiteti të mirë dhe paraqet një nga dokumentet e rralla me vlerë të asaj periudhe. Aty shihet si është dukur qytetit gjatë periudhës së luftës dhe si ka shkua jeta nën okupimin gjerman. Posaçërisht tërheq vëmendjen veshja e njerëzve në qytet dhe si dukej një pjesë e qytezës së atëhershme. Gjatësia e filmit është më pak se tre minuta dhe nëse fotografia vlen sa 1 mijë fjalë, atëherë filmi i mirë vlen 1 mijë më tepër!" – ka thënë Damir Gruda.

Në një moment në xhirim shihet edhe flamuri nacist gjerman, që është ngritur në një ndërtesë. Ai moment është shumë me rëndësi se në secilin qytet ballkanik ka mbizotëruar hija okupimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat