Veseli me Darmanoviq, flasin për forcimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Malit të Zi

Lajme

Veseli me Darmanoviq, flasin për forcimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Malit të Zi

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:11
Veseli me Darmanoviq, flasin për forcimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Malit të Zi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet që Kosova dhe Mali i Zi kanë ndërtuar midis tyre, si dhe për mundësinë e avancimit të tyre në të gjitha sferat e bashkëpunimit, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Veseli tha se Kosova mbetet e përkushtuar në kultivimin e politikës së saj të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Malin e Zi, në funksion të forcimit të stabilitetit rajonal e të integrimit më të shpejt evropian.  

Nga ana e tij, ministri i jashtëm malazez, Darmanoviq, pasi shprehu kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, theksoi nevojën e kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit midis Prishtinës dhe Podgoricës zyrtare.

Ai tha se vizita e tij në Prishtinë është mesazh i këtij bashkëpunimi dhe mëton t’i japë një shtysë të fuqishme avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërparlamentare Kosovë - Mal i Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat