Jovanoviq: Serbia ka armë të fortë në çështjen e Kosovës, por nuk po e shfrytëzon! Pse të gjithë heshtin për nenin e rezolutës 1244?

Lajme

Jovanoviq: Serbia ka armë të fortë në çështjen e Kosovës, por nuk po e shfrytëzon! Pse të gjithë heshtin për nenin e rezolutës 1244?

Nga: F.B Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

“Kjo do të ishte atuja kryesore e Serbisë në dialog me shqiptarët. Serbia në duart e saj ka armë të fortë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës- kjo është e famshmja rezoluta 1244 e KS të OKB-së!” ka thënë ish-ministri i punëve të jashtme të SRJ Vladislav Jovanoviq, shkruan “Expreso” transmeton “Bota Sot”.

Jo, ky nuk është edhe një tregim tjetër për rezolutën, por vetëm një përkujtim tjetër për te. Ky është tregim se si zgjidhja është para neve dhe askush nga organet shtetërore nuk thirret në te ka thënë ai.

Rezoluta e KS të OKB-së 1244 është n jë dokument gjithëpërfshirës prej dhjetëra faqe, ku ka qëndrime të mira dhe jo të mira, aty flitet për SRJ, por është e vërtetë se Serbia është trashëguese e SRJ.

Arma me rëndësi në duart e Serbisë duhet të jetë pjesë që ka të bëjë me kthimin e 250 mijë serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë.

Se kjo është armë me rëndësi në duart e Serbisë, që askush nuk e shfrytëzon thotë Jovanoviq:"Serbia duhet të kërkojë realizim të plotë të rezolutës 1244. Kjo do thotë se duhet të kërkoj realizimin e të drejtave dhe kthimin e sigurt të 250 mijë qytetarëve serbe dhe joshqiptar në pronat dhe shtëpitë e tyre në Kosovë, aq më parë që këtë bashkësitë tjera e kanë realizuar. Pse nuk kërkojmë, çka arrijmë me heshtje? Nuk duhet të pajtohemi me pasojat e spastrimit etnik të serbëve ".

Serbia duhet të mbetet  e hapur për zgjidhe të baraspeshuar por vetëm në kuadër të rezolutës së KS të OKB-së 1244.

"Serbia nuk guxon të tregtoj me drejtat e saj në Kosovë, të pranojë mashtrimet dhe nënshtrimet që veç i ka përjetuar, akordimin në modelin territorit shtetëror për premtimin  e mjegulluar të anëtarësimit në BE ", ka thënë Jovanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat