Obradoviç: E gjithë bota debaton për Kosovën, parlamenti serb për Vojvodinën!

Lajme

Obradoviç: E gjithë bota debaton për Kosovën, parlamenti serb për Vojvodinën!

Nga: F. B. Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:23
Boshko Obradoviç

Lideri i Partisë “Dveri” Boshko Obradoviç ka deklaruar se “debatet dhe shqyrtimi i propozimit të rezolutës dhe ligjit të financimit të Vojvodinës në Kuvendin e Serbisë farsë me qëllim të largimit të vëmendjes nga bisedimet e presidentit të Serbisë Vuçiq për dorëzimin e Kosovës”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Ai para gazetarëve në Kuvendin e Serbisë ka thënë se “e gjithë bota po debaton për Kosovën, ndërsa parlamenti serb tri vite nuk debaton për atë çështje”.

“Kjo është një manovër politike-mediale e tejdukshme që të fshihet tema e Kosovës dhe opozita të mos jetë në sallën plenare, por të jetë aty opozita e rrejshme e personifikuar me Sheshel, Çanak dhe Jovanoviq”, theksoi ai.

Sipas tij, Vuçiq me liderin social-demokrat të Vojvodinës Nenad Çanak janë pajtuar që me këtë “farsë” të “helmojnë njerëzit me separatizmin e vetë “ përderisa shqyrtimi për protesta “1 nga 5 milionë” që organizohet në 100 qytete dhe komuna nuk mund të vij në rend dite.

Obradoviç mendon se “problem i Vojvodinës është ‘tej-rritur’ nga administrate krahinore”, që sipas tij është ndërmjetësues i panevojshëm mes pushtetit republikan dhe krahinor.

“Propozimi ynë është që të tejkalohet burokracinë e panevojshme dhe administratën që gëlltit parat tona“, tha ai.

Obradoviç ka thënë se nuk ka arsye që të mashtrohen në “ashtat e Vuçiqit” dhe njerëzit të merren me Vojvodinën përderisa ai bisedon me Thaçin për dorëzimin e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat