Xhemi Shia: Loja me kufij kurrë nuk përfundon

Lajme

Xhemi Shia: Loja me kufij kurrë nuk përfundon

Nga: F.B. Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:29
Xhemi Shia

“Shpresoj se Serbia, edhe një ditë edhe Kosova të bëhen pjesë të Bashkimit Evropian si vende të drejta evropiane, kjo do të thotë vende shumë etnike, ku pakicat janë të mirë se ardhura”.

Në një prononcim lidhur me përvjetorin e bombardimeve të NATO, ish-zëdhënësi i Aleancës së NATO-së Xhemi Shia ka thënë se “bombardimet ishte të justfikuara për shkak të veprimeve në terren, mirëpo I vjen keq për dëmet e shkaktuara”, ndërkohë që ka njoftuar se mirënjohjen që kishte marr në Kosovë për respektim të drejtave të njeriut e ka “ndarë” me pilotët e NATO-së që në vitin 1999 kishin qenë pjesë të aksionit të bombardimeve, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Shia shpesh është mysafir në Kosovë dhe takohet me zyrtarë të lartë të Prishtinës, shkruan ky medium, ndërkohë qëndrimet e tij lidhur me situatën edhe dialogun ai I ka shprehur përmes publikimit në rrjetet sociale.

“Kuptoj frustrimin që kanë banorët në Kosovë, lidhur me zhvillimin e ngadalshëm ekonomik dhe pikërisht kjo duhet të jetë shkas shtesë në forcimin e bashkëpunimit regjional”. ka thënë ai.

“Kosova mund të ekzistoj si shtet i pavarur, por përparimi dhe zhvillimi duhet të jetë më i shpejtë nëse normalizon raportet me Beogradin”.

Në këtë qëllim Shia shikon edhe praninë e trupave të NATO-së dhe forcave të KFOR-it tash e 20 vite pas intervenimit ushtarak, që kanë mundësuar stabilizim të situatës dhe atmosferë për bisedime me Beogradin.

Mirëpo ai ka vërejtje ndaj një hapi që ka ndërmarr Prishtina të cilin e ka vlerësuar negativisht dhe ai ka të bëjë me formimin e ushtrisë së Kosovës. “Kam thënë liderëve në Kosovë se nëse duan formimin  e ushtrisë atë ta bëjnë në kuadër të Kushtetutës”.

Ata kanë zgjedhur një rrugë tjetër, por porosia e NATO-së është se nëse duan mbështetje, atëherë duhet atë ta jenë me procedura kushtetuese.“

Xhemi Shia ka thënë se po përcjell me vëmendje bisedimet Beograd dhe Prishtinë rreth statusit të Kosovës, që në opinion po shënohet me debatit rreth korrektimit të kufijve.

“Mendoj se është dëm nëse e vetmja mënyrë që Kosova dhe Serbia të zgjidhin problemet përmes ndarjes etnike dhe ndryshimit të kufijve. Sepse nëse njëherë nis loja me kufij asnjëherë nuk dihet ku mund të përfundojë”.

“Shpresoj se Serbia, edhe një ditë edhe Kosova të bëhen pjesë të Bashkimit Evropian si vende të drejta evropiane, kjo do të thotë vende shumë etnike, ku pakicat janë të mirë se ardhura”.

“Nëse duhet të jeni vend një etnik që të ekzistoni, kjo ë vështirëson punën, dhe nuk e lehtëson që të keni identitet evropian”, ka thënë Shia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat