Brnabiç: Jemi të vetëdijshëm për gabimet tona, por bombardimet e 1999 nuk ishin gabimi ynë

Lajme

Brnabiç: Jemi të vetëdijshëm për gabimet tona, por bombardimet e 1999 nuk ishin gabimi ynë

Nga: F.B. Më: 22 mars 2019 Në ora: 11:14
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar sot se “Serbia është e vetëdijshme për gabimet që ka bërë në të kaluarën, por bombardimet e NATO-së në vitin 1999 ishte gabim I tjerëve jo i qytetarëve të Serbisë”, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Këtë ajo e thanë konferencën me rastin e 20 vjetorit të agresionit të NATO-së në SRJ, duke shtuar se “Serbia nuk guxon të harroj viktimat e atij bombardimi, fabrikat e rrënuara, urat dhe ekonominë e shkatërruar, por duhet të përpiqemi të falim, sepse ajo është rruga e vetme që të realizohen potencialet e mëdha dhe kthehemi ka ardhmëria, partneriteti dhe bashkëpunimi”.

“Serbisë nuk duhet askush të ia ripërsëris gabimet. Jemi të vetëdijshëm se kemi gabuar, pro bombardimi i 1999 ishte gabim i tjerëve jo i qytetarëve të Serbisë, të cilët në fund të shekullit 20 ishin viktimë e atyre që në dy luftëra luftuam për liri dhe paqe. Për shkak të ardhmërisë do të ishte mirë që edhe atë të jenë të vetëdijshëm për gabimet”, ka thënë ajo në konferencën e Beogradi.

Kryeministrja ka thënë se në 20 vitet e fundit po përpiqemi të marrim përgjigje në pyetje si një vend i vogël ka mund të bëhet armik i madh i fuqive më të mëdha, cilat janë arsyet për presedan që një vend Sovran të mund të sulmohet pa vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Konflikti në të cilin ishim gjithçka po vetëm jot ë barabartë, përfundoi me vendin e shkatërruar. Në Serbi në vitin 1999 të gjithë ishin shenjë, pa marr parasysh gjininë, moshën, nacionalitetin, besimin apo afinitetin politik”, tha Ana Brnabiç.

Duke potencuar se Serbia do të mbetet besnike traditës dhe historisë dhe se kurrë nuk do të harroj miqtë që ishin me të në kohët më të vështira, ku falënderim të veçantë meritojnë Kina dhe Rusia, kryeministrja ka thënë se vendi do të ndërtoj raporte partnere me atë që morën pjesë në bombardimin e 1999 dhe do të ndërtoj ura  me ata me të cilët edhe sot nuk kuptohemi, duke vlerësuar këtë si rrugën e vetme për jetë më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat