Serbët protestë në Zubin Potok, për shkak aksionit të policisë për kontrollë në lojërat e fatit

Lajme

Serbët protestë në Zubin Potok, për shkak aksionit të policisë për kontrollë në lojërat e fatit

Nga: F.B. Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:02
Pamje nga Kosova veriore

Qindra persona të punësuar në institucione publike në komunën e Zubin Potokut kanë bllokuar sot rreth orës 9.00 rrugën magjistrale drejt Mitrovicës, njofton portali “Kossev”, transmeton “Bota Sot”.

Si njofton ky medium në fillim askush nuk ka dashur të thotë arsyet e protestës dhe bllokimit të rrugës, ndërkohë që askush nga policia nuk ka ngritur telefonin për të konfirmuar protestën dhe shkaqet e saj thotë Kossev.

Si njoftohet diçka pas orës 9.00 qindra persona nga komuna Zubin Potok janë tubuar në rrugën magjistrale në afërsi të Kishës “Sveti trojica”, ndërsa gjatës protestës ishin të mbyllura të gjitha dyqanet”.

Pas qëndrimit deri në ora 10.30 qytetarët janë shpërndarë, mirëpo përkundër përpjekjeve nuk është mësuar shkaku i tubimit dhe protestës së tyre.

Duke mos marr ndonjë informatë nga policia rajonale redaksia e Kossev ka kërkuar informatë nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës rreth situatës në komunat në veri të Kosovës dhe tubimit të serbëve në Zubin Potok, që kërkoj të dërgohen pyetje në formë të shkruar, Baki Kelani zëdhënës i PK ka thënë se “anekënd Kosovës, Policia është duk kryer një aksion kontrolli në lokalet e lojërave të fatit dhe kjo mund të jetë arsye e protestës së serbëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat