Kosova, temë dominuese në lajme në Serbi

Lajme

Kosova, temë dominuese në lajme në Serbi

Më: 22 mars 2019 Në ora: 15:54
Pamje nga lajmet e mediave serbe

Për nga sasia e shtojcave tematike në ditarët qëndrorë të televizioneve serbe me frekuencë nacionale (RTS, Pink, Happy, Prva dhe O2) dhe televizionit N1 janë të dominuar nga tema e Kosovës.

Sipas një sutdimi të Byrosë për hulumtime shoqërore – BIRODI, i cili ka bërë monitorimin e emisioneve qendrore informative serbe nga periudha prej 1 gushtit deri më 31 dhjetor 2018, Kosovës i kushtohen më shumë se një e katërta e shtojcave në ditarë, apo tri herë më shumë se tematikës sportive apo argëtuese.

Po ashtu, edhe shtojcat të cilat kanë të bëjnë me BE-në, Rusinë e ShBA-të, janë të dominuara nga tematika e Kosovës, bëjnë të ditur mediet serbe.

Në këtë prijnë BE-ja, meqë ka qenë ndërmjetësuese në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat