Guvernatori Mehmeti takon zyrtarët e BERZH-it

Lajme

Guvernatori Mehmeti takon zyrtarët e BERZH-it

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:24
Foto nga takimi

Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni për gjendjen në sistemin financiar dhe ka falënderuar përfaqësuesit e BERZH-it-së për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Me këtë rast, Guvernatori ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, duke shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore rreth 11%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.6%, njofton BQK.

Ai njoftoi zyrtarët e BERZH-it lidhur me zhvillimet në tregun e letrave me vlerë të emetuara nga Qeveria, mënyrën e funksionimit të ankandeve, zhvillimet në tregun sekondar të letrave me vlerë, si dhe për iniciativën e kohëve të fundit të BQK-së lidhur me kornizën ligjore për ofrimin e mundësisë së tregtimit të REPO-ve.

Guvernatori Mehmeti theksoi se është moment mjaft i volitshëm për vlerësimin e mundësisë së zhvillimit të tregut të kapitalit si një alternativë e nevojshme për avancimin e qasjes në financa.

Përfaqësuesit e BERZH-it, të kryesuar nga Andre Kuusvek, Drejtor i Zhvillimit të Valutës Lokale dhe Tregjeve të Kapitalit, kanë falënderuar Mehmetin për shpjegimet dhe shprehën gatishmërinë për përkrahjen e BQK-së dhe Kosovës lidhur me mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të tregut të kapitalit në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat