Urrejtja patologjike kundër shqiptarëve, familja shqiptare që po “terrorizohet” për disa foto në Facebook

Lajme

Urrejtja patologjike kundër shqiptarëve, familja shqiptare që po “terrorizohet” për disa foto në Facebook

Nga: F.B Më: 23 mars 2019 Në ora: 09:10
Foto nga Facebook

Banorët e lokalitetit Dollovo pas problemeve që i shkaktuan familjes bukëpjekëse me prejardhje shqiptare, për disa foto në rrjetin social facebook ku shihen flamuri kombëtar, bërja e simbolit të shqiponjës dhe foto me armë në një aheng të tyre në Kosovë, po iu kushton me probleme, kontroll policie, intervistim në polici, etj.

Pas gjithë kësaj katrahure, urrejtja patologjike kur çdo gjë shqiptare dhe frika nga disa foto, që i quajnë provokim edhe kërcënim ka vazhduar edhe me peticion, ku 150 persona kanë kërkuar nga pronari serb i shtëpisë ku është vendosur kjo familje që ai të dëbohet, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Sipas këtij mediumi në hapat e banorëve dhe pronarit i shtëpisë ku ata kanë qëndruar, familja me prejardhje shqiptare është përgjigjur se kanë bërë shaka dhe nuk ka pasur qëllim tjetër.

Ndërsa banorët kanë theksuar se nuk munden në këtë mënyrë të bëjnë shaka, pasi ata ishin aty të mirëpritur edhe të respektuar, ndërkohë që ata këtë mikpritje e kanë kthyer me provokim edhe kërcënim, ka shkruar portali “Alo”.

Sipas këtij mediumi pritet që bukëpjekësit Halit dhe Granit Osmankaj, sot të zhvendosen nga kjo hapësirë ku kanë punuar dhe jetuar.

Bukëpjekësit shqiptarë siç dihet, në rrjetin social kanë vendosur foto kërcënuese edhe provokative, shkruan ky portal, në disa prej tyre shihen simbole të Shqipërisë së Madhe dhe foto me armë para shtëpisë së vetë.

Me propozim të prokurorit pas raportimit të rastit nga disa banorë, shtëpia dhe furra e tyre është kontrolluar nga policia ali nuk janë gjetur armë apo lëndë tjera inkriminuese kanë thënë në Gjykatën e Lartë në Pançevë, shkruan ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat