NATO nuk ka nxjerr mësime nga bombardimi i Jugosllavisë thonë në misionin rus në NATO

Lajme

NATO nuk ka nxjerr mësime nga bombardimi i Jugosllavisë thonë në misionin rus në NATO

Nga: F. B. Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:29
Pamje nga bombardimet e NATO-s

“Shtetet perëndimore nuk kanë nxjerr mësime nga tragjedia e para 20 viteve kur u bombarduar SRJ nga NATO” kanë kumtuar sot misioni i përhershëm i Rusisë në NATO.

Si thuhet me 24 mars 1999 ka mbretëruar qëndrimi se me aksion të shpejtë ushtarak dhe jo për rrugë diplomatike të zgjidhet çështja “Problemet e ndjeshme etnike dhe ndër fetare në Jugosllavi”, me çka u anashkalua e drejta ndërkombëtare, transmeton “ Tas”, përcjell “Bota sot”.

“Pastaj si rezultat i sulmeve raketore dhe bombardimit, janë shkatërruar objekte civile dhe është bërë dëme shumë dimensionale nga NATO. Sulmi në ambasadën kineze as që mund të sqarohet”, thuhet në kumtesë.

Misioni rus thekson se ka mbetur konflikti potencial së bashku me problemin e njohjes së pavarësisë së Kosovës si dhe hapat në Irak, Libi treguan se leksionet e këtyre veprimeve dramatike në Ballkan nuk janë marr parasysh.

Sipas të dhënave të organizatës (Human Rights Watch) në bombardimet 78 ditore kanë vdekur rreth 500 civilë dhe 1 mijë ushtarë, ndërsa sipas të dhënave serbe kanë vdekur mbi 2 mijë civilë, qindra janë të pagjetur dhe janë vrarë mbi 1 mijë ushtarë.

Sipas këtij medium gjatë bombardimit pothuajse në tërësi është shkatërruar infrastruktura industrial, mbi 1 mijë e 500 vendbanime, 60 ura, 100 përmendore dhe 30 për qind e shkollave.

Llogaritet de dëmet material janë ndërmjet 30 e 100 miliardë dollar, ndërsa disa objekte nuk janë riparuar asnjëherë, shkruan “Tas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat