Patriarku Irinej: Kosova është Jerusalemi serb, Rusia të na ndihmojë ta ruajmë

Lajme

Patriarku Irinej: Kosova është Jerusalemi serb, Rusia të na ndihmojë ta ruajmë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:47
Patriarku Irinej

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, ka thënë se “Kosova është Jerusalemi serb dhe toka amë dhe e shenjtë serbe, nga e cila nuk do të heqim dorë kurrë”.

Patriarku serb, siç raporton “Beta”, shpreson në ndihmën e Rusisë, duke thënë se beson që Rusia, “si gjithmonë në kohë të vështira do t’i ndihmojë Serbisë ta ruajë Kosovën”.

“Rusët janë popull i madh dhe fuqishëm, ne jemi të vegjël, por për fatmirësisht gjithmonë barkën tonë e kemi lidhur për anijen e madhe ruse”, ka thënë sot patriarku i Kishës Serbe.

Patriarku Irinej ka thënë se Serbia sot është në pozitë shumë të vështirë, por se “selia ruse gjithmonë gjatë historisë ka treguar mirëkuptim për popullin serb”, duke përkujtuar se gjatë Luftës së Parë Botërore, “cari i shenjtë rus Nikollaj i Dytë ka bërë gjithçka për ta ruajtur shtetin dhe popullin serb”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat