Momenti kur NATO bombardoi ndërtesën ku ndodhej selia e partisë së Millosheviqit

Lajme

Momenti kur NATO bombardoi ndërtesën ku ndodhej selia e partisë së Millosheviqit

Më: 24 mars 2019 Në ora: 16:35

Sot janë bërë 20 vite nga bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi. Në Kosovë, kjo ditë mbahet mend si dita e çlirimit të popullit shqiptar nga agresori serb, ndërkohë që në Serbi vazhdojnë “vajtimet” dhe akuzat kundër aleancës së NATO-s për bombardimin e vendit, pa përmendur se arsyeja për këto bombardime ishin aktet gjenocidale që po bëheshin ndaj popullatës shqiptare.

Një nga caqet e bombardimeve të NATO-s, ishte dhe selia e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit që ndodhej në qendër të Beogradit.

Të paktën tri rakteta goditën ndërtesën e partisë së Millosheviqit atë të mërkure në mëngjes. Zjarri mund të shihej për orë të tëra në katet e sipërme të partisë, ndonëse zjarrëfiksit dolën për ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Në këtë ndërtesë 18-katëshe ndodheshin edhe disa mediume, të njohur si përkrahës të regjimit të Millosheviqit, duke përfshirë edhe televizionin “Tv Kosava” që ishte në pronësi të vajzës së Millosheviqit, Marija Millosheviq. 

Më vonë Ministria e Jashme e Jugosllavisë kritikoi bombardimet mbi këtë objekt, duke thënë se kjo ishte bërë pa paralajmërim. Pjesë të raketave të NATO-s të përdorura në këtë sulm mund të shihen në pamjet e mëposhtme, të realizuara atë kohë nga Associated Press.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat