Alarm i ri për kazinotë në Kosovës, a do të lulëzojnë ato pas shfuqizimit të ligjit?

Lajme

Alarm i ri për kazinotë në Kosovës, a do të lulëzojnë ato pas shfuqizimit të ligjit?

Nga: N.Sh Më: 24 mars 2019 Në ora: 17:24
Ilustrim

Njohësi i çështjeve ekonomike në Kosovë, Hekuran Murati thotë se, duhet të kenë kujdes deputetët e Kosovës për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit, pasi do të nënkuptonte lulëzimin e kazinove.

Murati përmes një shkrimin facebook, thekson se, pa një ligj të tillë askujt nuk i nevojitet licenca për të filluar një aktivitet të tillë, dhe se as inspektoratin e as policia e Kosovës nuk kanë bazë ligjore për mbylljen e kazinove.

“Deputetët duhet të kenë kujdes me propozimin e Qeverisë për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit!

Shfuqizimi i këtij ligji nuk nënkupton mbylljen e kazinove, përkundrazi, ato vetëm sa do të lulëzonin.

Pa një ligj në fuqi, askujt nuk do t’i nevojitej licenca për të filluar një aktivitet të tillë.

Kësisoj, as inspektorati e as policia nuk kanë bazë ligjore për t’i dënuar apo mbyllur kazinot e reja dhe ato ekzistuese. Besoj është lehtë e imagjinueshme se çfarë do të ndodhte në një rast të tillë:, shkruan Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat