Humbjet qindra-miliardëshe në ekonomi dhe dëmet në ushtri e civilë që pësoi Jugosllavia nga bombardimet

Lajme

Humbjet qindra-miliardëshe në ekonomi dhe dëmet në ushtri e civilë që pësoi Jugosllavia nga bombardimet

Më: 24 mars 2019 Në ora: 18:40

Sot shënohet 20 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake të Jugosllavisë, që shënjon fillimin e ardhjes së lirisë për shoqërinë kosovare.

Por, megjithëse bombardimet e NATO-s sollën një rrethanë politike aq shumë të dëshiruar për vendin, e gjithë kjo nuk kaloi pa pasoja, madje edhe në mesin e shqiptarëve të këtushëm.

Human Rights Watch kishte konkluduar “se numri i civilëve jugosllavë të vrarë ishte mes 489 dhe 528 në nëntëdhjetë incidente të ndara nga ky operacion”. Mes tyre kishte edhe refugjatë. 60 për qind të vdekjeve ndodhën në Kosovë ndërsa 40 për qind në Serbi.

Sa i përket shkatërrimeve ushtarake, dëmet ishin të mëdha posaçërisht në palën Jugosllave. Sa i përket NATO-s ato ishin të limituara. Sipas raporteve zyrtare, përcjell media, aleanca nuk kishte ndonjë fatalitet nga operacionet për të cilat po flasim. Sidoqoftë, më 5 maj, një Apache amerikan u përplas dhe eksplodoi në një mision të natës në Shqipëri. Jugosllavët kishin pretenduar se e kishin rrëzuar, por NATO tha se kishte pasur një defekt teknik. Nga kjo kishin vdekur David Gibbs dhe Kevin Reichert. Më pas, tre ushtarë amerikanë ishin marrë si të burgosur lufte nga forcat speciale jugosllave në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Sipsa një studimi rezultonte që forcat e mbrojtjes ajrore të Jugosllavisë kishin qëlluar mbi 700 raketa të NATO-s. Pavarësisht kësaj, vetëm dy avionë ishin rrëzuar.

Image

Në vitin 2013, ministri i atëhershëm dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte njoftuar se ushtria dhe policia jugosllave kishte humbur 956 njerëz dhe 52 të tjerë ishin zhdukur. Në fillim të qershorit të vitit 1999, zyrtarët e NATO-s kishin pretenduar se mbi 5 mijë trupa jugosllave ishin vrarë por më pas e korrigjoi atë deklaratë duke thënë se numri ishte 1200.

Dëmet ekonomike sipas zyrtarëve të Jugosllavisë thuhet të kenë shkuar deri në 100 miliardë Dollarë.

Image

Në vitin 2006, në një studim doli se shifra e humbjeve për shtetin jugosllav kishte qenë 29 miliardë e 600 milionë Dollarë humbje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat