Ambasadori shqiptar tregon pse nuk u ndërtua objekti i Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Lajme

Ambasadori shqiptar tregon pse nuk u ndërtua objekti i Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 21:36
Qemajl Minxhozi

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, i cili thotë se plani për ndërtimin e ambasadës nuk kishte marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin komunal të Prishtinës.

Ambasadori Minxhozi thotë se priste që këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës të votonin pro ndërtimit të ambasadës së shtetit që e përfaqëson, por që ende nuk e di arsyen se pse u votua kundër.

E ish-këshilltari komunal i PDK’së, Lirak Çelaj tregon se pse partia që e përfaqëson ishte kundër që objekti i ri i ambasadës shqiptare të ndërtohet në lokacionin që ishte paraparë.

Qelaj thotë se ambasadori Minxhozi duhet të ndihet fajtor me mënyrë si e ka menaxhuar këtë çështje.

Nga komuna e Prishtinës, nuk kanë dashur të flasin për këtë temë./T7

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat