Postimi i zv/ministres nga Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës, në 20 vjetorin e bombardimeve

Lajme

Postimi i zv/ministres nga Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës, në 20 vjetorin e bombardimeve

Më: 24 mars 2019 Në ora: 22:32
Vesna Mikiq

Sot është shënuar 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi.

E pikërisht sot, zëvendësministrja e Drejtësisë nga radhët e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq ka vendosur që të publikojë një shkrim ku tha se para 20 vitesh u bë “gjenocid ndaj një shteti sovran”.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, shkroi ndër të tjerash zv/ministrja serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat