Mustafa takohet me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Maqedonisë në Kosovë, flasin për sigurinë e dy vendeve

Lajme

Mustafa takohet me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Maqedonisë në Kosovë, flasin për sigurinë e dy vendeve

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:38
Pamje nga takimi

Sipas njoftimit për media, ministri Mustafa vuri në dukje marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe avancimin e më tej të bashkëpunimit mes dy policive, si dy vendeve fqinje, në parandalimin e aktiviteteve kriminale.

“Deri më tani bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë ka funksionuar jashtëzakonisht mirë, mbetem i përkushtuar që të avancojmë edhe më tej në fushat e bashkëpunimit të përbashkët me qëllim të lehtësimit te lëvizjes së qytetarëve të dy vendeve”, theksoi ministri Mustafa.

Ndërsa i ngarkuari me punë në Ambasadën e Maqedonisë Veriore në Kosovë, Rexhep Saliu, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me Kosovën në fusha të interesit të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat