Scott: Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut

Lajme

Scott: Beogradi dhe Prishtina t’i kthehen dialogut

Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:51
Kyle Scott

Ambasadori i SHBA-së Kyle Scott tha sot se situata në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është shumë komplekse, por nuk është e dobishme që të dyja palët të fajësojnë njëra-tjetrën.

Scott u tha gazetarëve në Pallatin Serbia se është e nevojshme që të dyja palët të ulen për tryezën e negociatave dhe të normalizojnë dialogun.

"Kjo është ajo për të cilën angazhohen SHBA dhe Bashkimi Evropian, dhe kjo është arsyeja pse ne përqendrohemi në të dy anët," tha ai.

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq tha se është mirë që SHBA dhe BE kanë bërë thirrje për heqjen e taksave të Kosovës për mallrat nga Serbia dhe BeH, por që nevojitet presion shtesë për ta arritur këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat