Rikallo: Përmes arrestimit të Gjuriqit u tentua të bllokohej dialogu i Brukselit

Lajme

Rikallo: Përmes arrestimit të Gjuriqit u tentua të bllokohej dialogu i Brukselit

Më: 26 mars 2019 Në ora: 13:44
Nenad Rikallo

Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, ka thënë se arrestimi i Marko Gjuriqit ishte bërë me qëllim të bllokimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Këto deklarata Rikallo i ka bërë një vit pas rastit të arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqi, me 26 mars në veri të Mitrovicës.

Anëtari i Listës Serbe Rikallo, i cili tashmë është angazhuar me detyrë në Qeverinë e Serbisë pas shkarkimit nga posti i ministrit në Qeverinë e Haradinajt, thotë se arrestimi i Gjuriqit ishte bërë me qëllim të vështirësimit të jetës së serbëve në veri.

Në një bisedë për Tanjug, Rikallo ka thënë se ende nuk dihet se kush e kishte urdhëruar, dhe kush mban përgjegjësi për atë keqtrajtim të përfaqësuesve politikë të serbëve, dhe në të njëjtën kohë trajtimin johuman që i ishte bërë Marko Gjuriqit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat