Milaim Zeka mundohet të shënojë gol nga jashtë stadiumit: U habita pse nuk u hap asnjë debat për këtë çështje

Lajme

Milaim Zeka mundohet të shënojë gol nga jashtë stadiumit: U habita pse nuk u hap asnjë debat për këtë çështje

Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:54
Milaim Zeka

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Milaim Zeka në tentim për ta gjetur fajtorin e barazimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë, ia ka huqur me të madhe. 

Kosova luajti ndeshjen e parë për eliminiatoret e Euro 2020, ku barazoi 1:1 ndaj Bullgarisë mbrëmë.

Zeka në anën tjetër me anë të një statusi në Facebook e ka gjetur ‘fajtorin’ e këtij barazimi. Ai ka shkruajtur se ”fusha nuk mund të ujitet katër minuta pa filluar ndeshja”, duke iu referuar rrëshqitjeve të shumta të Milot Rashicës.

”Pse nuk fituam kunder Bullgarise?

Kam qene ne shume ndeshje futbolli neper shume stadiume te botes. Kurre ne jete, asnjehere, dhe ne asnje stadium te botes, nuk kam pare qe fusha e futbollit te ujitet vetem kater minuta para se te fillonte ndeshja. Kjo ka ndodhur vetem mbreme ne stadiumin “Fadil Vokrri” ne Prishtine!!!

E ku mos me rreshqite pastaj futbollistet?!! Fluturoninin sikur me pas hyp ne skia!!!

Habia ime eshte se si nyk u hap asnje debat per kete çeshrje qe gazetaret sportiv u eshte dasht me e dit ma se miri?!!!”, ka shkruajtur ai.

Po dikush duhet të njoftojë Milaim Zekën se nëpër top ligat evropiane bari ujitet edhe pak minuta para se të fillojë ndeshja apo edhe gjatë përfundimit të pjesës së parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat