Vuçiq: Nëse vendosim kundër masa, rrezikojmë jetën e njerëzve tanë në Kosovë!

Lajme

Vuçiq: Nëse vendosim kundër masa, rrezikojmë jetën e njerëzve tanë në Kosovë!

Nga: F.B Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:25
Aleksandar Vuçiq

Lidhur me problemet dhe vështirësitë që ka shkaktuar vendosja e masës së taksës në mallrat serbe, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “Serbia është për zgjidhje, ruajtje të paqes dhe zhvillim ekonomik, por nuk ka vendos reciprocitet që mos të rrezikoj popullin tonë atje”, ka thënë ai në “Tv Happy”, transmeton “Bota Sot”.

“Nuk janë vetëm taksat, ato janë kundër civilizuese. Kjo nuk bëhet në shekullin 21. Por nuk janë vetëm ato, ata miratuan platformën. Njerëz kjo nuk është platformë. Kam lut përfaqësuesen e BE-së Federika Mogerini mos lejoni atë, ka thënë se nuk do të vij as në rend dite, ndërsa ata votuan platformën. Unë kam marr draftin dhe kam shkuar i kam lutur,njerëz mos e votoni këtë sepse kjo do të jetë fundi” ka thënë Vuçiq.

Në pyetjen e gazetarëve se nga ju është kërkuar të vendosen kundër masa dhe të mbyllet hermetikisht Kosova?

“A e dinë këta të mençurit se ashtu do t mbyllet populli ynë, se asnjë serb nuk mund të dal jashtë nga Zhupa e Siriniqit? Me atë kemi sjell në rrezik jetën, furnizimin e njerëzve tanë dhe atyre pak njerëzve që kemi në Kosovë do të zhduken. Janë shumë të mençur, Ose mendojnë se mund të sjellim ligj në të cilin do themi se kjo hyrje është e serbëve dhe nuk ju lejohet shqiptarëve. Çka mendojnë ata njerëz? A është ky viti 1932. Serbia nuk do të miratoj ligje të tilla, Në Serbi kjo nuk i lejohet askujt, ky është viti 2019”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat