“Çmendet” Vuçiq, i nervozohet ambasadorit amerikan që e mbrojti Kosovën: Njeri, na trego...

Lajme

“Çmendet” Vuçiq, i nervozohet ambasadorit amerikan që e mbrojti Kosovën: Njeri, na trego...

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:54
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se është i befasuar me deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott se nuk duhet të fajësohet vetëm Prishtina.

Scott dje tha se ‘të dyja palët janë fajtore për situatën e krijuar rreth dialogut” dhe i tha ministrit të brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq se ‘mjaft e kanë fajësuar vetëm Prishtinën”.

“Jam i befasuar me deklaratën e Scott, ndalu, njeri, ata po thonë se po fajësojmë fajtorin. Na tregoni ju lutem pra se cili qenka faji ynë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92.

‘Serbia nuk po bën asgjë kundër Prishtinës”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, dje Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott dhe ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, kanë diskutuar lidhur me situatën në Kosovë, përkatësisht dialogut Kosovë – Serbi, shkruajnë mediat serbe.

Me këtë rast, ambasadori amerikan në Beograd, Scott i aka tërhequr vërejtjen Stefanoviqit se ‘Serbia nuk duhet ta fajësojë vetëm Prishtinën lidhur me situatën e vështirë dhe të komplikuar në dialog”.

Mendoj se nuk është shumë ndihmuese që të fajësohet vetëm njëra palë, ka shumë faje nga të dyja palët por sidoqoftë, zgjidhja nuk është fajësimi i tjetrtit, por rikthimi në tavolinën e dialogut”, ka thënë Scott.

“Ky është edhe qëllimi i SHBA’së dhe BE’së dhe ne inkurajojmë të dyja palët ta marrin këtë drejtim”, ka thënë Scott.

Ndërkohë, Stefanoviq ka thënë se nuk do të dëshironte ta zhvillonte në këtë mënyrë bisedën më ambasadorin amerikan, pork a thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë pikpamje të ndryshme lidhur me Kosovën.

“Ajo që bën Serbia vazhdimisht është se mundohet të pyes se çka po bëjmë ne dhe çka po bën pala tjetër. Është dërguar një letër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u pezulluar taksa por pas kësaj, nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë ai.

Stefanoviq i ka thënë ambasadorit amerikan në Beograd se ‘Serbia punon për gjetjen e një bashkëpunimi paqësor dhe bashkëpunues për të zgjidhur problemet e të dyja palëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat