Vuçiq: Nëse s’më vrasin, do të takohem së shpejti Macronin dhe Putinin

Lajme

Vuçiq: Nëse s’më vrasin, do të takohem së shpejti Macronin dhe Putinin

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:10
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq sot ka shpërthyer kundër ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, pasiqë ky kërkoi dje nga Serbia që të mos e fajësojë vetëm Prishtinën lidhur me ngecjen e dialogut.

Vuçiq ka thënë se ‘është i befasuar me deklaratën e ambasadorit amerikan”.

Ndërkohë ai ka folur edhe për vizitat e Ves Mitchell dhe Matheë Palmer, dy zyrtarë të lartë amerikanë, për të cilët ka thënë se ‘nuk janë treguar aspak fer me Serbinë” në kontekstin e dialogut me Prishtinën.

“Mitchell dhe Palmer nuk kanë qenë jokorrekt në bisedat tonë, mirëpo ata na kanë thënë: hajdeni, shkoni flisni me njerëzit në Prishtinë dhe gjejeni një zgjidhje”. Mirëpo unë nuk jam pajtuar me ta, sepse ata na kanë thënë se ju jeni gabim”, ka thënë Vuçië për TV Happy.

Vuçiq ka thënë se SHBA’të po shtyjnë vendet që të mos e çnjohin Kosovën.

“E kam lutur Mogherinin që të mos e lejojë Prishtinën ta votojë Platformën për dialog, i kam paralajmëruar, më ka premtuar se nuk do ta bënin këtë, por Prishtina e votoi këtë Platformë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se edhe Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk është formuar ende dhe Prishtina e ka votuar ushtrinë e saj.

Ndërkohë, ai ka thënë se e ka datën e konfirmuar të vizitës së presidentit francez Emanuel Macron në Serbi.

“Macron do të vie, dhe para kësaj nëse nuk dorëhiqem ose vritem, do ta kem mundësinë të jem edhe në Kinë më 25 prill ku do të takoj presidentin kinez Xi Jinping dhe atje do ta kem rastin ta takon edhe Putinin”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat