Dy vajza 7 dhe 8 vjeçe përdhunon në pishinë, arrestohet instruktori i notit

Lajme

Dy vajza 7 dhe 8 vjeçe përdhunon në pishinë, arrestohet instruktori i notit

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:10
Instruktori i notit

Një instruktor i ri noti i moshës 20-vjeçare u arrestua nga policia, i akuzuar për përdhunimin e dy vajzave me moshë 7 dhe 8 vjeçe, të cilat frekuentonin pishinën ku ai punonte.

Pavarësisht se i riu mohon çdo akuzë, ndaj tij bien dyshime mbi së paku 30 raste abuzimi seksual të ngjashme.

Rasti i 20-vjeçarit Kyle James Henk Daniels, nga Sidnei ka tronditur Australinë.

Ai u arrestua më 12 mars, pas denoncimit të bërë nga vajzat, ndërkohë që akuzohet se ka abuzuar me disa nga nxënëset e tij me moshë nga 5 deri në 10 vjeçe, por vetëm për dy akuzat rezultojnë të provuara.

Ngjarjet për të cilat akuzohet kanë ndodhur në fillim të vitit 2018 dhe deri në fund të shkurtit që lamë pas.

Hetimet kanë zbuluar se abuzimet kanë ndodhur në pishinë, teksa i riu iu mësonte notin vajzave të mitura. Denoncimi i parë në ngarkim të tij u bë në gusht të vitit që lamë pas, nga prindërit e një vajze të re.

Por arrestimi i para pak ditëve u bë i përkohshëm, pasi Kyle pagoi 100 mijë dollarë australianë, për tu liruar me kusht. Ndërkohë seanca e radhës në ngarkim të tij është caktuar për në muajin maj, ndërkohë që duhet të paraqitet çdo ditë në komisariat, si dhe i ndalohet kontakti me pishinën. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat