Vulin shpreson se një ditë NATO do të kërkojë falje për bombardimet në Serbi

Lajme

Vulin shpreson se një ditë NATO do të kërkojë falje për bombardimet në Serbi

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:00
Aleksandar Vulin

Ministri i mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka deklaruar se shpreson se një ditë NATO do të pranojë se “agresioni kundër Serbisë ka qenë një krim i tmerrshëm”.

“Shpresoj se një ditë do të kenë fuqi dhe do të shprehin keqardhje dhe do të kërkojnë falje për vrasjen jo vetëm të civilëve por edhe të çdo polici dhe çdo ushtari”, ka thënë Vulin.

Ai ka vlerësuar se NATO “nuk ka guxim të pranojë se agresioni ka qenë krim”.

Ai këtë e ka deklaruar pasi është pyetur të komentojë deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se intervenimi i NATO-s ka qenë për qëllim të mbrojtjes së civilëve në Kosovë.

“Stoltenberg ka thënë Serbia është bombarduar për t’i penguar kolonat e refugjatëve, mirëpo kolonat e refugjatëve janë nisur pas bombave të NATO-s”, ka thënë Vulin.

Sipas fjalëve të Vulinit, “kolonat e refugjatëve kanë qenë pasojë, e jo arsye e bombave të NATO-s, dhe ka shtuar se në atë rast NATO ishte dashur ta bombardojë Kroacinë dhe Kosovën sepse “prej këtyre vendeve janë dëbuar serbët!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat