Selim Selimi shef i stafit të Kryeministrit

Lajme

Selim Selimi shef i stafit të Kryeministrit

Më: 27 mars 2019 Në ora: 21:34
Selim Selimi

Tash që Avni Arifi është emëruar ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendin e tij si Shefi i Stafit të kryeministrit do ta zë Selim Selimi.

Arifi ka treguar se ai i ka propozuar zëvendësshefin e deritanishëm të stafit të Kryeministrit për ta zënë vendin e tij, e Haradinaj e ka pranuar.

“Kryeministri e ka aprovu propozimin tim që Selim Selimi të jetë shef stafi”, ka thënë Arifi.

Selim Selimi është këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ndërsa më herët ai ka këshilluar ish-presidenten Atifete Jahjaga.

Selim Selimi ka studiuar ne SHBA, në Universitetin “Duke” .

Arifi ndërkaq llogaritet të jetë njeriu më i afërt i kryeministrit Haradinaj. Ai është anëtar i kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Dekreti i tij për emërim si ambasador në Emirate është bërë muaj më parë nga Presidenti Hashim Thaçi.

Ndërsa këtë javë ai ka marrë dritën jeshile nga institucionet arabe për të marrë postin e ambasadorit rezident në këtë shtet.

Misionin e tij diplomatik pritet ta fillojë nga 15 prilli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat