Presidenti historik Rugova me këngëtarët shqiptarë, mes tyre edhe babai i Dua Lipës

Lajme

Presidenti historik Rugova me këngëtarët shqiptarë, mes tyre edhe babai i Dua Lipës

Më: 27 mars 2019 Në ora: 23:32
Ish-presidenti Rugova me këngëtarët shqiptarë

Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova përveç një politikan dhe paqedashës, ai shpesh e ka dëshmuar se i pëlqente arti dhe kultura, madje ka qenë një përkrahës i madh i artistëve nga Kosova.

Këtë më së miri e tregon një fotografi e postuar nga Adnan Merovci, një nga personat më të afërt të presidentit historik, i cili edhe e ka shkrepur këtë imazh, në të cilën ka shkruar:

Veç fakte!
Gjatë vizitës te Presidenti RUGOVA, me grupin e këngëtarëve të këngës: “Kosova Calls for Peace” e realizuar në vitin 1998!
Në foto: Violeta REXHEPAGIQI, Benet KAÇI, Besa DIDA, Labinot KRASNIQI, Fanë RUGOVA, BB POQI, Genc SALIHU, Dukagjin LIPA, Donika GASHI, Nora MUÇAJ, Shkumbin KRYEZIU, Xhevdet GASHI, Adelina ISMAILI, Mona ISMAILI, Sabri FEJZULLAHU dhe Sinan VLLASALIU! 
Në mungesë të “Selfie”, foton e shkrepa unë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat