“Novosti”: Prishtina shkatërroi endrrën e Mogerinit

Lajme

“Novosti”: Prishtina shkatërroi endrrën e Mogerinit

Nga: F.B Më: 28 mars 2019 Në ora: 09:51
Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi

Është vështirë të realizohet plani i përfaqësueses evropiane ndërmjetësuese në marrëveshjen e normalizimit të raporteve të nënshkruhet në vitin 2019. Rikthimi mund të bëhet vetëm nëse fuqitë e mëdha dalin me propozim të pranueshëm për të dy palët, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Gjithnjë e më pak ka gjasa që të realizohen parashikimet që të arrihet marrëveshja e normalizimit mes Prishtinës dhe Beogradit deri në fund të vitit.

Federika Mogerini ndërmjetësuese në bisedime para gjashtë muajve duke ju drejtuar ambasadorëve të BE-së në Bruksel ka thënë se beson se ka gjasa reale të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë në “muajt e ardhshëm”. Në përkujtim se në vitin 2019 bëhen 20 vite nga lufta në Kosovës dhe padashur të “luajë me data, beson se është koha që t'i jepet fund konfliktit.

Pas masave dhe hapave të Prishtinës, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka pak gjasa të arrihet marrëveshje me shqiptarët “ato janë shumë më të vogla se që ishin” duke shtuar se Prishtina sikur nuk do vazhdim të dialogut, përderisa ka mandate administrata aktuale në Evropë.

Pas zgjedhjeve në parlamentin evropian në gjysmën e dytë të majit, zgjidhet Komisioni i ri Evropian dhe merr detyrën në nëntor, kështu që “patatja e nxehtë” e Kosovës do pres deri në atë kohë.

Ish-ambasadori serb në Austri, Milovan Bozhinoviç ka theksuar se deri në nëntor vështirë të pritet të ketë ndonjë zgjidhje, përveç në rast të ndonjë situate të re në të cilën do ndikonin fuqitë me ndonjë propozim konkret:

“Po kjo është vështirë e realizueshme sepse ‘të mëdhenjtë’ nuk janë në raporte të tilla, që të mund të shprehin një opsion të tillë.

Bozhinoviç ka theksuar se shumëçka varet nga rezultati I zgjidhjeve evropiane dhe fraksionet Brenda parlamentit cila do të jetë më e fortë. Sepse nëse forcohen forcat që duan më shumë pavarësi kombëtare, që do kërkonte më shumë kohë për atmosferë pajtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat