Pozita reagon ndaj Gjilas që goditi dhe “pështyu” në Serbinë nga Amerika

Lajme

Pozita reagon ndaj Gjilas që goditi dhe “pështyu” në Serbinë nga Amerika

Nga: F.B Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:30
Gjilas dhe Palmer

Përfaqësuesit e koalicionit në pushtet kanë theksuar se një nga liderët e Lidhjes për Serbinë (SZS) ka sulmuar Serbinë në Uashington, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”. 

Me qëndrimin në ShBA në kohën e shënimit të agresionit të NATO-s ndaj Serbisë, një nga liderët e Lidhjes për Serbinë Dragan Gjilas ka treguar kush është më i dashur për te. Në këtë kohë secili rri aty ku ka vendin: Vuçiq në Nish, ndërsa Gjilas në Uashington – kështu ka komentuar ministri i mbrojtjes  Aleksandar Vulin lidhur me vizitën dy ditoire të Gjilasit në ShBA.

Vulin ka nënvizuar se i vjen keq që Gjilas nuk shfrytëzoi rastin që atje të flas të vërtetën për neve, por të flas keq për vendin  e vet.

Siç kanë kumtuar në SZS, Gjilas në Uashington u takua me drejtorin kryesor të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Evropë dhe Rusi Xhon Erat, drejtorin për çështje evropiane Uliam Barkli, zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror Metju Palmer dhe përfaqësues të Senatit dhe Kongresit amerikan. Ai gjatë këtyre takimeve ka theksuar se proceset demokratike në Serbi janë ngufatur dhe rrezikuar dhe së është i domosdoshëm dialogu mes pozitës dhe opozitës, se nuk ka kushte për zgjedhje korrekte edhe të lira dhe se opozita në këto kushte nuk do marrë pjesë në zgjedhje. Atje është biseduar edhe për protestat thuhet në kumtesë.

Në takimet e Gjilasit ka reaguar edhe nënkryetari i SNS Milenko Jovanov duke pyetur: Nëse Gjilas përveç ‘pështyu’ ndaj vendit të vet, a ka treguar për shtimin e kompanive që lulëzuan pas largimit të tij, si  e ka bartur 500 milionë në llogarinë e vet përmes hapësirës së marketingut dhe si ka kontrolluar mediat në Serbi?

“A ka lavdëruar partnerët e vetë politik Jeremiç, bashkëpunëtorë i të cilit është Patrik Ho në ShBA i dënuar me burg për korrupsion dhe Boshko Obradoviç që është drejtues i brigadës fashiste, që hyjnë në institucionet shtetërore” ka thënë Jovanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat