Beogradi i "vërsuet" amabsadorit amerikan

Lajme

Beogradi i "vërsuet" amabsadorit amerikan

Nga: F.B Më: 28 mars 2019 Në ora: 12:42
Ambasadori amerikan Skot

Dorezë e re në fytyrën e Serbisë: Skot vazhdimisht provokon nikoqirin - nuk harrohet tetori kur tha se Qeveria e Kosovës është jo e ashtuquajtur por legjitime e shtetit sovran dhe të pavarur

Paraqitja e re e ambasadorit amerikan rreth Kosovës, që del nga normat diplomatike ka hasura në kritika të rrepta nga Beogradi, ata (përfaqësuesit amerikanë) po sillen si të jenë koloni, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Mediat serbe i janë “vërsulur” Skotit duke komentuar se ai po sillet jashtë normave diplomatike edhe vazhdimisht provokon në gjërat e brendshme të Serbisë, gjë që kanë qenë vazhdimësi në mandatin e tij tre vjeçar.

Ambasadori amerikan Skot përsëri "ia ka hedhur dorezën në fytyrë” Beogradit ditë më parë kur deklaroi se faji I bllokimi të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është në të dy anët, ndonëse shqiptarët e Kosovës ata që vendosën taksa në mallrat serbe dhe kanë miratuar platformën për bisedime që praktikisht vret bisedimet.

Kreu shtetëror serb ka reaguar në këtë paraqitje të Skot duke e cilësuar si presion të perëndimit në Serbinë dhe udhëheqjen e saj që të të jetë kooperative në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe çështjet tjera si është raporti me Rusinë.

Prej paraqitjes së akreditimit në fillim të 2016, Skot nuk ka lëshuar asnjë rast të “djeg” Beogradin, për çka ishte në qendër të kritikave nga shefi i diplomacisë Daçiq se nuk duhet të përzihet në çështjet tona të brendshme sepse atë nuk e bëjnë ambasadorët tanë në Uashington apo vendet tjera.

Ish shefi i diplomacisë Vladislav Jovanoviç ka thënë për "Novosti", ka thënë se ambasadorët e huaj në Beograd veçanërisht ai amerikan, "janë dalë jashtë kontrollit" në fillim të 2000 posaçërisht në vitet e fundit sikur ne të ishim koloni:

“Pushteti aktual po përpiqet të bëjë rezistencë ndaj kësaj sjellje, por vështirë iu ec sepse ata janë mësuar të dalin nga normat diplomatike. këtu prin ambasadori amerikan, sepse vjen nga një shtet i fuqishëm, dy sepse na kanë marr një pjesë të territorit dhe mendojnë se kanë drejtë të na bëjnë shantazh dhe diktojnë kërkesa.

Stevan Gajiç nga Instituti i studimeve evropiane përkujton se Skot erdhi në Serbi kur në pushtet në ShBA ishte tjetër administratë dhe vazhdon mandatin në administratën e re të Trampit:

“Edhe në vetë Amerikën ka një kaos rreth politikës së jashtme, kështu që kjo shprehet edhe në shërbimet e tyre diplomatike.

"Flakareshë” midis Qeverisë

Ndoshta provokimi më i rëndë i ambasadorit Skot ishte në tetorin e vitit që shkoi, ku midis qeverisë së Serbisë në prani të ministres Zorana Mihajloviç, ka deklaruar se qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur por është Qeveri e Kosovës, si shtet Sovran dhe e pavarur me përfaqësuesit e zgjedhur. Kreu shtetëror pat reaguar ashpër në këtë fjalë, por Uashingtonit nuk i është dërguar notë proteste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat