Lirim Bytyçi u ekstradua në Bosnje për shkak të tentim-vrasjes së Amir Pashiqit në Sarajevë

Lajme

Lirim Bytyçi u ekstradua në Bosnje për shkak të tentim-vrasjes së Amir Pashiqit në Sarajevë

Nga: F. B. Më: 28 mars 2019 Në ora: 18:01
Lirim Bytyçi

Lirim Bytyçi i quajtur “Svraka” nga Serbia është ekstraduar sot në BiH sipas fletë ndjekjes që e ngarkon për tentim vrasje të Amir pashoqit – Faqe në rrugën “Bazarxhani” në “Bashqarshi” në Sarajevë, shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”.

I njëjti person paralelisht është i dyshimtë edhe për vrasjen e Ramiz Delaliq – Çele, ndërsa ky rast është në procedurë në prokurorinë e BiH.

Si ka njoftuar zëdhënësja e Prokurorisë kantonale në Sarajevë Azra Bavçiq, Bytyçi është ekstraduar në BiH për shkak të veprës penale të kryer në vitin 2007.

“Prokuroria kantonale e Sarajevës ka kërkuar përcaktimin e burgimit për Bytyçn, ndërsa Gjykata ka lëshuar urdhëresën për fletë ndjekje dhe në bazë të asaj është arrestuar”, ka thënë Bavçiq.

Sot në ora 12.30, Bytyçi është pranuar në vendkalimin kufitar në Orashje, përkohësisht është vendosur në entin përmirësues dënues në Sarajevë, kanë vërtetuar për Klix.ba nga Drejtoria për koordinim të trupave policore.

Drejtori i policisë kufitare Zoran Galiç për Klix.ba ka thënë se përmes ekstradimit si akt ndërkombëtar policia kroate në vendkalimin kufitar Orashje ka ekstraduar policisë së BiH Lirim Bytyçin, që më pas është dorëzuar në gjykatën policore.

Të përkujtojmë se Lirim Bytyçi ngarkohet edhe për vrasjen e Ramiz Delaliç.

Ai dyshohet së së bashku me një person tjetër kanë shkrep me armë automatike me shurdhues shumë gëzhoja në drejtim të Delaliç. Ata e kanë pritur Delaliç përpara ndërtesës në rrugën “Odabashina” ku ka pasur banesën me qira dhe pas vrasjes kanë ikur me Audi 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat