Hahn dhe Vuçiq në Beograd flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Hahn dhe Vuçiq në Beograd flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 28 mars 2019 Në ora: 22:15
Johannes Hahn dhe Aleksandar Vuçiq

Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn, ka qëndruar sot për vizitë zyrtare në Serbi.

Komisionari Evropian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn, gjatë ditës së sotme ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Serbi, me ç’rast është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç shkruan “Tanjug”, Hahn dhe Vuçiq në takimin e përbashkët kanë biseduar për situatën në rajon dhe në veçanti për dialogun me Kosovën.

Ndryshe, Hahn kishte shkuar në Serbi pas vizitës zyrtare që kishte në Bosnje e Hercegovinë, ku Hahn në Sarajevë ishte takuar me zyrtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile mbi reformat e nevojshme për përparimin e Bosnjës në rrugën e integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat