Përfundon procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për grusht shteti në Mal të Zi

Lajme

Përfundon procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për grusht shteti në Mal të Zi

Më: 28 mars 2019 Në ora: 23:46
Foto ilustruese

Në aktakuzën e prokurorisë speciale, janë përfshirë dy shtetas rusë, Eduard Shishmakov dhe Vlladimir Popov, shtetasit serbë; Millosh Jovanoviç, Nemanja Ristiç, Predrag Bogiqeviç, Bratisllav Dikiç, Kristina Hristiç, Branka Miliç, Millan Dushiç, Dragan Maksiç dhe Srbolub Gjorgjeviç.

Në të njëjtën aktakuzë janë përfshirë edhe liderët e partive pro-serbe Fronti Demokratik, Andrija Mandiç dhe Millan Knezheviç si dhe shoferi i tyre, Mihaillo Çagjenoviç.

Prokurori special, Sasha Çagjenoviç, në përfundim të fjalës përmbyllëse ka kërkuar që Shishmakov dhe Popov të marrin dënimin maksimal, ndërkaq për liderin e partisë pro-serbe, Knezheviç ka propozuar dënim më të lehtë, kurse për Mandiç dhe Çagjenoviç dënime më të ashpra.

Gjykimi për grusht shtet në Mal të Zi filloi në korrik të vitit 2017 dhe u cilësua si “ Gjykim i shekullit” për shkak të përfshirjes së agjencisë ruse të sigurimit në komplotin e dyshuar.

Autoritetet malazeze pretendojnë se nacionalistët serbë me ata rusë dhe një pjesë e opozitës pro-serbe në Mal të Zi kanë bërë komplot me qëllim të pushtimit të Parlamentit të Malit të Zi në ditën e zgjedhjeve në tetor të vitit 2016 dhe vrasjen e kryeministrit të atëhershëm, Milo Gjukanoviç.

Në këtë kuadër ata kanë planifikuar që të instalojnë një udhëheqje proruse, e cila do të parandalonte anëtarësimin e malit të Zi në NATO. /voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat